
Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu në takimin që do të zhvillojë me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg shkoi me automjetin Togg.
Çavuşoğlu ndodhet në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë për të zhvilluar takime të ndryshme dhe takimin e parë të tij këtu do ta mbajë me homologun e tij austriak.
Ministri Çavuşoğlu në këtë takim shkoi me automjetin Togg T10X dhe gjithashtu me Togg do të shkojë në të gjitha takimet që do zhvillojë gjatë procesit që ai ndodhet në Vjenë.
Në kuadër të vizitës së tij në Austri, pritet që Çavuşoğlu të takohet edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Schmid dhe me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Raphael Mariano Grossi.