Yıldırım: BE-ja duhet të heqë dorë nga mentaliteti i veçimit

“BE-ja duhet të heqë dorë nga mentaliteti i veçimit të vendeve të rajonit nga vetja. Duhet të jetë në kërkim të një vizioni dhe të ardhmeje më gjithëpërfshirëse”, tha kryeministri Yıldırım

YıldırımKryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në lidhje me vendimin e dalë nga referendumi në Britaninë e Madhe për daljen nga BE-ja tha: ”Ne jemi për forcimin dhe vazhdimësinë në të ardhmen të Unionit. Kjo është e rëndësishme për paqen në Europë dhe stabilitetin në rajon. Por BE-ja në këtë pikë duhet të heqë dorë nga mentaliteti i veçimit të vendeve të rajonit nga vetja. Duhet të jetë në kërkim të një vizioni dhe të ardhmeje më gjithëpërfshirëse”.

Yıldırım në vazhdim tha se për sa i përket Turqisë ”Vendi jonë pasi të mbarojë plotësisht Procesin e Negociatave për Anëtarësim do të pyes popullin për marrjen e vendimit të anëtarësimit final. Nuk ka gjë më të natyrshme se sa kjo. Ne bëjmë përgatitjet e nevojshme dhe kur të vijë ajo ditë, populli është ai që do të japë vendimin e fundit.”

”Ndërsa populli britanik duket që nuk ju ka vënë veshin shumë thirrjeve dhe fjalëve të çuditshme që Cameron thoshte gjatë fushatës në kurriz të Turqisë. Kjo fushatë i tregoi qartë Cameron-it që mendimet e tij nuk janë të vërteta. Populli i Britanisë së Madhe i preu datën Cameron-it i cili u mundua ti përcaktonte një kohë Turqisë” është shprehur në vijim të fjalës së tij Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım.

Shekulli Agency