“Turqia shfrytëzon të drejtën e vetëmbrojtjes dhe nuk synon territore”

Në ceremoninë që u organizua në Selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë me rastin e 19 Shtatorit, Ditës së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës, u përkujtuan dëshmorët e vendit

akar-54433Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke (TSK), Gjeneral Armate Hulusi Akar, në lidhje me Operacionin “Mburoja e Eufratit” tha se “Ky operacion po ndërmerret duke u bazuar në vetëmbrojtje. Herë pas here dhe në vende të ndryshme po bëhen komentime të ndryshme. TSK dhe Republika e Turqisë nuk kanë asnjë synim territorial në ndonjë shtet tjetër. E vetmja gjë që dëshirojmë është siguria jonë duke e shfrytëzuar të drejtën për vetëmbrojtje”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë që u organizua në Selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë me rastin e 19 Shtatorit, Ditës së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës, u përkujtuan dëshmorët që sakrifikuan jetën për flamur, atdhe, popullin dhe vlerat e lavdishme dhe dëshmorët dhe invalidët e luftës të cilët po ashtu luftuan me jetë për hirë të vlerave të njëjta.

Gjeneral Armate Hulusi Akar tha se lojaliteti ndaj dëshmorëve dhe veteranëve e invalidëve të luftës do të vazhdoj pa u zbehur asnjëherë. “Forcat e Armatosura Turke, të cilat njëkohësisht njihen edhe si ‘Vatra e Profetit’ dhe të cilat janë shembulli më i mirë i bashkimit mes ushtrisë dhe popullit kundër organizatave terroriste që shënjestrojnë unitetin tonë kombëtarë dhe integritetin tonë të pandashëm, xhandarmëria e cila po ashtu është në koordinim dhe pajtim të plotë me qëllimin e njëjtë ushtarak, policia dhe organizatat tona, do të vazhdojnë së bashku luftën derisa në tokat e atdheut tonë simbolik të mos ngelë asnjë terrorist”, u shpreh Akar.

Duke theksuar se kjo luftë po vazhdon në mënyrë intensive me heroizëm dhe sakrificë, Akar tha: “Operacioni Mburoja e Eufratit që filloi një kohë të shkurtër pas tentativës mizore të 15 korrikut, ka rëndësi jetësore për paqen dhe sigurinë e kufijve tanë, popujve të shteteve fqinje dhe popullit tonë. Ky operacion po ndërmerret duke u bazuar në vetëmbrojtje. Herë pas here dhe në vende të ndryshme po bëhen komentime të ndryshme. TSK (Forcat e Armatosura Turke) dhe Republika e Turqisë nuk kanë asnjë synim territorial në ndonjë shtet tjetër. E vetmja gjë që dëshirojmë është siguria jonë duke e shfrytëzuar të drejtën për vetëmbrojtje. Në të njëjtën kohë, TSK, e cila ka vendosur vulën e republikës sonë në tokë, ujë dhe kupën e qeillit në të katër anët e vendit tonë të bukur, fuqinë e fiton nga ligjet dhe dashuria dhe vullneti i popullit të ndershëm turk. Forcat e Armatosur Turke po i realizon me përkushtim dhe sukses detyrat e caktuara, duke u forcuar sa më shumë që po pastrohet nga terroristët brenda saj.”

Gjithashtu ai ka theksuar se “Pjesëtarët heroikë të Forcave të Armatosura Turke meritojnë lavdadat e Mustafa Kemal Ataturkut i cili thotë: ‘Në asnjë ushtri të botës nuk është hasur zemër e pastër si zemra jote dhe asnjë ushtar sikur ti. Ti je tharmi i çdo fitoreje’. Me qëllim që të sillet paqe dhe siguri në vendin tonë kundër organizatës terroriste separatiste brenda kufijve dhe derisa të neutralizohet terroristi i fundit, ata do të vazhdojnë operacionet me zell, vendosmëri dhe me kujdes dhe ndjeshmëri të madhe pa u prekur as qimja e qytetarëve tanë të pafajshëm. Nga ana tjetër, do të vazhdojë edhe Operacioni Mburoja e Eufratit, i cili ka për qëllim sigurinë e vendit tonë, paqen në rajon dhe kthimin e personave të dëbuar në vendlindjet e tyre.”

Shekulli Agency