“Turqia është pranë Azerbejxhanit dhe me kujdes ndjek situatën në Nagorno-Karabakh”

Kryeministri i Republikës së Turqisë Ahmet Davutoglu deklaroi se Turqia me kujdes ndjek situatën në Nagorno-Karabakh dhe fuqishëm mbështet Azerbejxhanin mik

davutoglu-4344Kryeministri i Republikës së Turqisë Ahmet Davutoglu deklaroi se Turqia me kujdes ndjek situatën në Nagorno-Karabakh dhe fuqishëm mbështet Azerbejxhanin mik i cili është duke u përballur me politikë agresive të Armenisë.

Kryeministri Davutoglu, i cili njëherit është edhe kryetar i partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) në mbledhjen e klubit të deputetëve në Parlament tha se lidhur me përleshjet në Nagorno-Karabakh ka biseduar me presidentin e Azerbejxhanit Ilham Aliyev dhe i shprehu ngushëllime për vuajtjet e ushtarëve të Azerbejxhanit gjatë sulmeve armene gjatë fundjavës së kaluar.

“Mbarë bota duhet ta dijë se Turqia deri në Ditën e Gjykimit do të jetë krah për krah me Azerbejxhanin vëlla kundër agresionit dhe pushtimit armen. Çdo dëshmor azerbejxhanas është në zemrat tona. Turqia dhe populli i saj do t’i ofrojë mbështetje të përzemërt Azerbejxhanit. Do të jemi me Azerbejxhanin derisa nuk çlirohen të gjitha territoret e saj nën pushtimin armen, përfshirë këtu edhe Nagorno-Karabakh. Nëse do Zoti, do të vjen edhe ajo ditë e fitores së Azerbejxhanit dhe mbrojtjes së tërësisë dhe sovranitetit të saj”, tha Davutoglu.

Duke u përqendruar në situatën në Turqi, Davutoglu tha se qeveria turke me hapa të mëdhenj demokratik hapëron drejt ndërtimit të jetës së qetë dhe prosperuese në Turqi, ndërsa nga ana tjetër vazhdon me luftën vendosëse kundër terroristëve të PKK-së të cilët në korrik të vitit të kaluar sërish filluan të gërmojnë istikame, të kryejnë sulme terroriste dhe të vrasin njerëz të pafajshëm.

“Turqia ka filluar operacionin më të gjerë ndonjëherë kundër organizatës terroriste dhe seperatiste të PKK-së. Procesi i zgjidhjes së çështjes kurde dhe lufta aktuale anti-terroriste janë plotësisht politika të drejta që kanë qëllimin e njëjtë, e ajo është mposhtja e terroristëve dhe vendosja e paqes dhe stabilitetit në vend”, tha Davutoglu.

Shefi i qeverisë turke tha se Turqia do të vazhdojë luftën kundër të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të destabilizojnë marrëdhëniet në këtë vend dhe të shkaktojnë kaos. Ai tha se e tillë është edhe organizata e “strukturave paralele” në krye të së cilës është Fetullah Gulen.

“Në sytë tanë nuk ka kurrfarë dallimi mes “strukturave paralele” dhe organizatës terroriste dhe seperatiste të PKK-së. Të dyja këto organizata janë armiq të shtetit, popullit dhe demokracisë sonë. Të dyja këto organizata përdoren si marioneta nga qarqe të cilat dëshirojnë ngecje dhe pengesa të Republikës së Turqisë”, tha Davutoglu.

Shekulli Agency