Turqi, operacion kundër “përgjimeve të paligjshme”, arrestohen 30 të dyshuar

Në kuadër të hetimit për “përgjime të paligjshme” nga Kryeprokuroria e Ankarasë, kanë filluar operacione në më shumë se 10 qytete me bazë në Ankara.

pergjim-54225Në kuadër të hetimit për “përgjime të paligjshme” në Kryeprokurorinë e Ankarasë, kanë filluar operacione në më shumë se dhjetë qytete të Turqisë me bazë në Ankara.

Sipas informacioneve me urdhër të kryeprokurorit në Zyrën për krimet e kryera kundër rendit kushtetues të Kryeprokurorisë së Ankarasë, ekipet e policisë së Ankarasë kundër luftës së terrorizmit, në orët e mëngjesit ndërmorën operacione në më shumë se dhjetë qytete të Turqisë.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 30 nga të dyshuarit të cilët kanë patur masën e paraburgimit, të cilët kanë “përgjuar në mënyrë të paligjshme” 432 persona ndër të cilët politikanë, gazetarë, gjykatës dhe biznesmenë.

/AA/

Shekulli Agency