Turqi, hapet simpoziumi ndërkombëtar për Sulltan Abdulhamid II dhe periudhën e tij

kot-7555Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) Ismail Kahraman bëri hapjen e “Ekspozitës së gjurmëve nga periudha e Sulltan Abdulhamid II” në kuadër të “Simpoziumit Ndërkombëtar të Sulltan Abdulhamid-it II dhe periudhës së tij”.

Duke iu drejtuar të ftuarve para hapjes, Kahraman theksoi se me këtë simpozium kanë kryer një detyrë historike. Ai tha se përmes simpoziumeve ndërkombëtare përkujtohen individë historikë të Pallateve Kombëtare (ish-pallatet e perandorisë).

Kahraman e ngjasoi historinë me një fener deti. “Që ta kuptosh të sotmen dhe ta lexosh të ardhmen, duhet ta dish historinë. Nëse nuk e dimë historinë tonë, nuk do ta dimë as të ardhmen. Ne jemi një pemë e madhe. Jemi trashëgimtarët e një shteti botëror që i shtriu rrënjët në tri kontinente. U mboll si një filiz i vogël. Ky filiz u rrit dhe u bë një pemë shumë e madhe. Territori që selxhukët ua lanë osmanëve ishte dy mijë kilometra, vend me 2 mijë tenda. Ai u bë 20 milionë kilometra katrorë. Sundimi u shtri në tri kontinente dhe shtatë detra. Ne kemi pra një histori të këtillë. Shtetin tonë botëror osman duhet ta njohim mirë dhe nuk duhet të mungojë respekti dhe nderi ynë për të”, u shpreh Kahraman.

A rikujtoi se rrënjët janë osmane dhe se tani vendi është një republikë demokratike ligjore me presidentin e saj që zgjidhet nga populli.

“Ai që humb kujtesën ka humbur nderin”

Duke nënvizuar se do të vazhdojnë drejt së ardhmes si republikë, Kahraman vazhdoi: “Turqinë do ta çojmë aty ku e meriton dhe do t’i japim përpjekjet më të mëdha për ta kryer misionin tonë. Ne nuk kemi frymë shoviniste. Ne po bëjmë diç të cilën e thotë mendja e shëdoshë. Duhet ta analizojmë historinë në çdo aspekt të saj. Duhet të mësojmë leksione. Pse të frikohemi nga historia jonë? Ai popull që e humb kujtesën, do të thotë e ka humbur nderin. Do ta mbajmë të gjallë kujtesën tonë dhe do të përgatitemi për të ardhmen”.

Kahraman tha se simpoziumet e këtilla janë organizuar edhe disa herë më parë nga Pallatet Kombëtare, duke e shprehur mirënjohjen e tij për këto aktivitete.

Sipas tij, individë të mëdhenj të historisë rikujtohen përmes ditëlindjeve dhe se e njëjta është normale edhe për Turqinë.

Duke folur për Sulltan Abdulhamid-in II, Kahraman potencoi se ai ka qenë një burrë shteti me shumë vlerë. “Sulltan Abdulhamidi e unifikoi perandorinë dhe solli paqen, e rriti reputacionin e jashtëm, pra, e shohim se e solli qetësinë. Megjithatë, fatkeqësisht, kjo u kthye në gjendje fatkeqësie me Luftën Italo-Turke, Luftën Ballkanike dhe më pas Luftën e Parë Botërore. Fatkeqësisht, pjesëmarrja në ato luftëra na shpërndau”, tha ai.

Ai tha se Sulltan Abdulhamidi ka qenë një politikan mjeshtëror. Kahraman paralajmëroi se në të ardhmen mund të ketë një film për Abdulhamidin, meqenëse për kësaj radhe nuk u ka premtuar koha. Kahraman e përfundoi fjalimin e tij duke u lutur për mëshirë për Sulltan Abdulhamidin dhe të gjithë dëshmorët.

Krahas tij, fjalim mbajti edhe Zv/Sekretari i Përgjithshëm i TBMM-së Yasin Yıldız, i cili tha se Sulltan Abdulhamidi II ka lënë gjurmë me veprat e tij. Sipas tij, një pjesë e madhe e këtyre veprave po mbahen të hapura për vizitorët ditën e sotme nën patronazhin e Pallateve Kombëtare.

Pas hapjes, Kahraman dhe shoqëruesit e tij shëtitën ekspozitën.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe Prefekti i Stambollit Vasip Şahin, Kryebashkiaku i Stambollit Kadir Topbaş, Deputeti i AK Partisë nga Stambolli Volkan Bozkır dhe Deputeti i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) Ekmeleddin İhsanoğlu.

Ndryshe, ekspozita e veprave të Sulltan Abdulhamidit II po realizohet në Pallatin Dolmabahçe, në të cilën po ekspozohen 225 objekte historike që bëjnë pjesë në koleksionin e Pallateve Kombëtare dhe i njëjti do të jetë i hapur tre ditë.

Shekulli Agency