Turqi, 23 terroristë të PKK-së vriten në juglindje të vendit

Guvernatori i Sirnak, Ali Ihsan Su tha për Anadolu Agency se operacionet janë zhvilluar në dy distrikte të provincës Sirnak

111-pkk-fdhhguTë paktën 23 terroristë të PKK-së janë vrarë brenda 48 orëve të fundit në operacionet e vazhdueshme anti-terroriste në provincën juglindore Sirnak të Turqisë, bëri të ditur të enjten një zyrtar i sigurisë në vend.

Zyrtari i sigurisë, duke folur në kushte anonimie, tha për AA se forcat e sigurisë kanë vrarë 22 terroristë të PKK-së në distriktin Cizre dhe një tjetër në distriktin e Silopi.

Guvernatori i Sirnak, Ali Ihsan Su tha për AA se operacionet janë zhvilluar në dy distrikte të provincës Sirnak. “Ora policore do të vazhdojë për sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë”, tha Su. Ai të hënën njoftoi orë të re policore në distriktin Cizre dhe Silopi. Shumë qytetarë raportohet se kanë lënë distriktin para se ora policore ishte vendosur.

PKK-ja, e cila konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e vet të armatosur në fund të korrikut.

Që atëherë më shumë se 200 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë rënë dëshmorë, ndërsa më shumë se 1,700 terroristë janë vrarë./AA/

Shekulli Agency