Trump i jep 30 ditë afat ushtrisë për një plan të ri kundër DAESH-it

Administrata amerikane njoftoi se Presidenti Donald Trump kërkoi nga Departamenti i Mbrojtjes një plan të ri për luftën kundër DAESH-it brenda një muaji.

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi ushtrisë që të paraqiste një plan të ri kundër DAESH-it dhe kjo brenda një afati njëmujor, doli nga një dokument i bërë publik dje nga administrata amerikane.

”DAESH-i nuk është i vetmi kërcënim nga terrorizmi radikal islamik me të cilin SHBA përballet, megjithatë ai është ndër më agresivët”, thuhet në dokument.

”SHBA duhet të marrin veprime vendimtare për të mundur DAESH-in dhe plani për këtë gjë duhet të fillojë menjëherë”, shtohet në të.

“Brenda 30 ditëve, një plan paraprak duhet t’i paraqitet presidentit nga sekretari i Departamentit amerikan të Mbrojtjes”, theksonte dokumenti.

/trtshqip/

Shekulli Agency