Tragjedi në Egje, mbyten tre fëmijë emigrantë

emigrant-677544Sërish tragjedi emigrantësh në ujërat e Mesdheut. Një varkë është mbytur sot në afërsi të ishullit Kalymnos në detin Egje, duke shkaktuar vdekjen e katër personave.

Viktimat janë tre fëmijë dhe një grua. Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat u referohen burimeve pranë Rojës Bregdetare në Greqi. Mësohet se njëmbëdhjetë persona të tjerë që udhëtonin në varkë kanë arritur të shpëtohen.

Shekulli Agency