Sulm i armatosur ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara

Ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrey Karlov, është kryer një sulm me armë në një ekspozitë në Ankara.

Ambasadori ishte i pranishëm në një ekspozitë të organizuar nga Bashkia Çankaya në Ankara dhe Ambasada ruse në këtë qytet dhe titullohej “Nga Kaliningrad-i në Kamçatka të Rusisë, në sytë e një vizitori”.

Sulmuesi pasi ka plagosur Ambasadorin Karlov ka shtënë në ajër. Ndërkohë të pranishmit janë larguar nga salla në gjendje paniku. Nga ana tjetër Ambasadori i Rusisë Karlov është dërguar në spitalin Güven në Ankara.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një deklaratë për shtyp njoftoi se ambasadori rus humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Shekulli Agency