Sulm ajror i avionëve rus ndaj një shkolle në Siri

111-siri-45633Në sulmin e avionëve luftarak rus ndaj një shkollë në qytetin Idlib të Sirisë janë vrarë 9 persona, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur.

Mahmud Dağim, zyrtari i mbrojtjes civile në qytetin Carcanaz që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve, në deklaratën e tij ka thënë se avionët luftarak rus kanë bombarduar shkollën Zikar në këtë rajon. Dağim bëri të ditur se si pasojë e bombardimit të avionëve rus kanë humbur jetën 9 persona prej të cilëve 5 janë fëmijë dhe janë plagosur 11 të tjerë, ndërsa shtoi se të plagosurit janë dërguar në spitalet fushore në qytet.

Ministria ruse e Mbrojtjes më 30 shtator kishte njoftuar për fillimin e operacioneve ajrore kundër organizatës terroriste DAESH në Siri, mirëpo avionët rus më shumë marrin si objektiv shtabet dhe kampet e trajnimit të opozitarëve të moderuar si dhe vendbanimet civile në qytetet Humus, Hama, Idlib dhe Halep.

Shekulli Agency