“Shkon në 20 mijë numri i personave të evakuuar nga Halepi”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavusoglu bëri të ditur se së bashku me evakuimet e fundit është rritur në 20 mijë numri i personave të evakuuar nga Halepi lindor

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavusoglu ka bërë të ditur se së bashku me evakuimet e fundit është rritur në 20 mijë numri i personave të evakuuar nga Halepi lindor drejt zonave të kontrolluara nga opozita.

Në një deklaratë përmes rrjetit social Twitter, Çavusoglu është shprehur: “Së bashku me evakuimet e fundit, është rritur në afërsisht 20 mijë numri i personave të evakuuar nga Halepi lindor drejt zonave të kontrolluara nga opozita”.

Ministri Çavusoglu po ashtu ka theksuar se po vazhdojnë përpjekjet në këtë drejtim.

Shekulli Agency