Fillimi LajmeBotaSHBA shqetësohet nga përmendja e saj me orgnizatën terroriste FETO

SHBA shqetësohet nga përmendja e saj me orgnizatën terroriste FETO

nga Shekulli Agency

Delegacioni i komisionit parlamentar i kryesuar nga Taha Ozhan vazhdon me kontakte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ozhan-63Taha Ozhan (Taha Özhan) Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë për Marrëdhënie me Jashtë tha se udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shqetësuar nga përmendja e saj me organizatën terroriste FETO/PDY.

Delegacioni i komisionit parlamentar i kryesuar nga Taha Ozhan vazhdon me kontakte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Delegacioni në fjalë në kryeqytetin Uashington zhvilloi kontakte në Departamentin amerikan të Mbrojtjes dhe në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa sot kaloi në Nju-Jork për kontakte në selinë e OKB-së.

Ozhan bëri të ditur se gjatë takimeve në Uashington u bisedua në lidhje me ekstradimin e Gylenit (Gülen), ndërsa shtoi se zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes janë të vetëdijshëm nga rëndësia dhe historia e thellë e marrëdhënieve Turqi-ShBA.

Taha Ozhan bëri të ditur se gjatë takimeve qoftë me zyrtarët e udhëheqjes, qoftë me ata të institucioneve të mendimit, kanë nënvizuar rrezikun e organizatës FETO dhe se bashkëbiseduesit kanë filluar të kuptojnë seriozitetin e kësaj çështjeje.

/trtshqip/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies