“Regjimi i Asadit i shmanget sanksioneve ndërkombëtare me Panaman”

Pretendohet se tre kompani siriane të cilat janë në listën e sanksioneve ndërkombëtare nëpërmjet kompanisë Mossack Fonseca kanë financuar luftën e regjimit të Asadit

sh-basharPretendohet se tre kompani siriane të cilat janë në listën e sanksioneve ndërkombëtare, duke i përdorur shërbimet e kompanisë Mossack Fonseca me qendër në Panama, kanë financuar luftën e regjimit të Asadit.

Sipas artikullit të gazetës franceze Le Monde, kompanitë Pangates International, Maxima Middle East Trading dhe Morgan Additives Manufacturing emrat e të cilëve gjenden në dokumentet e kompanisë ligjore Mossack Fonseca, ishin ndër kompanitë të cilët ishin nën sanksione ndërkombëtare për shkak se i siguronin lëndë djegëse regjimit të Asadit, përfshirë edhe lëndë djegëse të aviacionit të përdorura për qëllime ushtarake.

Në këtë shkrim më tej thuhet se kompania Pangates ka nisur të funksionojë në Panama, nëntë muaj pasi janë shpallur sanksionet ndërkombëtare.

Pangates është një kompani me seli në Damask i grupës Abdulkarim, i afërt me qeverinë siriane.

Në dokumentet e Panamasë ishte njoftuar se edhe kushëriri miliarder Rami Mahluf, i Bashar al-Asadit ka kompani të regjistruar në Panama

Shekulli Agency