Putin bisedë me Erdogan, ngushëllime për ushtarët e rënë

Sipas informacioneve nga Kabineti i Presidentit të Turqisë, dy liderët biseduan edhe për ndodhitë e fundit në Siri në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin përmes telefonit ka biseduar me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe shprehu ngushëllime për shkak të vdekjes së ushtarëve turq në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” kur një avion rus gabimisht bombardoi një ndërtesë në të cilën ndodheshin ushtarët, raporton (AA).

 Avioni rus gabimisht qëllon forcat turke, bien dëshmorë tre ushtarë

Sipas informacioneve nga Kabineti i Presidentit të Turqisë, dy liderët biseduan edhe për ndodhitë e fundit në Siri në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit.

Gjatë bisedës është folur edhe për negociatat paqësore në Astana të cilat organizohen nën patronazhin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit. Erdoğan dhe Putin biseduan edhe për përgatitjet në prag të takimit të Këshillit Turko-Rus për bashkëpunim në nivel të lartë që në muajin mars do të mbahet në Rusi.

Shekulli Agency