Publikohen të dhënat për lidhjen mes PYD-së dhe PKK-së

Policia e Turqisë publikoi një raport ku vihet dëshmitë mbi lidhjen mes PKK-së dhe PYD-së ndërsa raporti i është dërguar Departamentit amerikan të Shtetit.

sh-pkk-111Pas deklaratave të SHBA-së se PYD-në nuk e vlerësojnë si organizatë terroriste, policia turke publikoi një raport. Raporti i përbërë prej 55 faqesh e që përbëhet prej fakteve se PYD-ja është kuadro e PKK-së, iu dërgua Departamentit amerikan të Shtetit.

Në këtë raport u përfshinë edhe aktivitetet e armatosura, politike dhe diplomatike të PYD-së që ndodhet në zonën kurde në Siri në kufirin me Turqinë.

Në raport i jepet vend edhe të dhënave se kuadri udhëheqës i PYD-së më herët kanë qenë udhëheqës të PKK-së në malin Kandil, ndërsa përcillen edhe të dhënat e detajuara në lidhje me YPG-në, krahun e armatosur të PYD-së.

Bëhet e ditur se PYD-ja është formuar në vitin 2003 me urdhër personal të Abdullah Ocalanit.

Në raport janë përfshirë edhe urdhrat e Abdullah Ocalanit të bëra gjatë bisedës së tij me avokatin për çështjet se si dhe në çfarë mënyre duhet të formohet PYD-ja.

Organizata e PYD-së, e themeluar më 17 tetor 2003 ka marrëdhënie të ngushta edhe me agjentët e shërbimit informativ sirian El Muhaberat, si bazë merr strukturimin e PKK-së në Turqi, ndërsa shtabet e saj ndodhen në Duhok dhe Kandil.

Sipas deklaratës së terroristëve të zënë dhe të dorëzuarve pranë forcave të sigurisë, mes PYD-së dhe regjimit të Esadit është nënshkruar një marrëveshje sekrete dhe sipas kësaj kontrolli i zonës në kufirin me Turqinë i është lënë plotësisht PYD-së ndërsa më pas u formua edhe krahu i armatosur YPG.

Organizata terroriste PKK me pretekst të tërheqjes nga Turqia në vitin 2013 rreth 2 mijë pjesëtarë të armatosur u dislokuan në veri të Sirisë ndërsa YPG-ja mbanë në duar burimet e naftës në Rimelan.

Pjesëtarë të PYD-YPG të kapur gjatë kalimit ilegal ose që janë dorëzuar pranë forcave të sigurisë më herë kanë qenë në kuadrin e PKK-së.

/TRT/

Shekulli Agency