Presidenti Erdogan priti në takim Neçirvan Barzanin

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar në Stamboll me Kryeministrin e Qeverisë Rajonale Kurde në Irak, Neçirvan Barzani.

taip-necirvanPresidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar në Stamboll me Kryeministrin e Qeverisë Rajonale Kurde në Irak, Neçirvan Barzani.

Mësohet se në këtë takim është diskutuar kryesisht për luftën kundër terrorizmit, marrëdhëniet dypalëshe dhe për çështjet rajonale.

Sipas informacioneve nga burimet e Presidencës së Turqisë mësohet se Erdoğan e ka pritur Barzanin në rezidencën Yıldız Mabeyn, ku krahas temave të lartpërmendura kanë shkëmbyer pikëpamjet për bashkëpunimin në fushat të ndryshme si në energji, ekonomi dhe tregti.

Ndërkohë Barzani është takuar edhe me Kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoğlu po në Stamboll, takim ky i cili ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë.

Shekulli Agency