Presidenti Erdogan: 15 korriku tentativë e pushtimit të pjesës së fundit që na ka mbetur

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në takimin e 27-të të drejtuesve lokalë të organizuar në rezidencën presidenciale

erdPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në takimin e 27-të të drejtuesve lokalë të organizuar në rezidencën presidenciale, ku duke iu drejtuar të pranishmëve është shprehur se “15 korriku edhe për hijet që qëndrojnë pas projektit, por edhe qëllimet të cilat do të viheshin në zbatim në rast se grushti i shtetit do të ishte i suksesshëm, ishte një tentativë e pushtimit të pjesës së fundit të mbetur në duart tona nga territoret tona të cilat ranë me një të pestën gjatë periudhës nga 1912 e deri në 1923”.

“Më emocionon qëndrimi solemn i veteranëve tanë dhe i të afërmeve të dëshmorëve me të cilët jam takuar personalisht apo edhe nga vizitat e kryera të shokëve tanë. Po dëgjojmë histori, anekdota të tilla në lidhje me dëshmorët tanë të cilat janë rrëqethëse. Derisa populli ynë të ketë këtë besim, këtë iman, këtë vullnet dhe nëse vazhdon me këtë vullnet rezistencën e tij me lejen e Allahut askush nuk mund të na zmbrapsë edhe sikur të bashkohet e gjithë bota. Ka nevojë për kohë që ky shtet të pastrohet nga zgjatimet e këtyre organizatave terroriste. Ne aktualisht po konkurrojmë me kohën. Çështja është aq e thellë se vërehet se afati 3 mujor nuk do të jetë i mjaftueshëm. Për këtë arsye në takimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë qeverisë iu propozua për zgjatjen me 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme”, ka theksuar Presidenti Erdoğan.

Zbatimi i gjendjes së jashtëzakonshme

Ndër të tjera në lidhje me zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme Erdoğan u shpreh se “Zbatimi i gjendjes së jashtëzakonshme është plotësisht me qëllimin për të luftuar më efektivisht kundër organizatave terroriste FETÖ dhe PKK. Unë nuk i bashkohem shprehjeve të partisë kryesore opozitare se ‘elementët e vendosur në zbatim me kompetencat e gjendjes së jashtëzakonshme mund të zgjidhen me punimet rutinë të parlamentit’.”

Më tej Presidenti Erdoğan ka theksuar se “Në Francë është shpallur gjendje e jashtëzakonshëm 1 vjeçare, ku në fillim 3 muaj, më pas edhe 3 muaj dhe së fundmi u zgjat me 6 muaj. A i shprehet ndokush nga bota Francës ‘pse ju shpallët një vit gjendje të jashtëzakonshme?’. Vëreni shokë këto të japin mend dhe të thonë që ‘një vit gjendje të jashtëzakonshme për Turqinë nuk është e drejtë. Mos e zgjatni më edhe me 3 muaj’. Ndaluni njëherë dhe jini të durueshëm, ndoshta nuk do të mjaftojnë edhe 12 muaj për këtë.”

Ndërsa në lidhje me sulmet e organizatës terroriste PKK Presidenti Erdoğan ka shtuar se “Për rritjen e akteve të PKK-së kohët e fundit ka një shkak të vetëm, që është pakësimi i presioni të krijuar mbi FETÖ-n dhe të shpërqendrohet vëmendja e Sirisë apo e Turqisë në Siri.”

Shekulli Agency