Pavarësisht paralajmërimeve tona Belgjika liroi terroristin

“Pavarësisht paralajmërimeve tona se ky person është luftëtar i huaj, Belgjika nuk ka mundur të përcaktojë lidhjen e tij me terrorizmin”, deklaroi Erdogan

erdogan-111-4638584665334Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se “Njëri prej sulmuesve në Bruksel është një person të cilin më parë në qershor 2015 ne e kemi kapur në qytetin Gaziantep dhe e kemi deportuar. Ndërsa belgët e kanë liruar personin në fjalë. Ne deportimin ia kemi transmetuar në korrik 2015 me shënim Ambasadës belge. Pavarësisht paralajmërimeve tona se ky person është luftëtar i huaj, Belgjika nuk ka mundur të përcaktojë lidhjen e tij me terrorizmin”.

Presidenti Erdoğan në rezidencën presidenciale ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat me presidentin e Rumanisë Klaus Iohannis.

Erdoğan duke theksuar nëse politika botërore do të ecë në aleancë do të mund të zgjidhë terrorizmin ai thotë se “Për këtë arsye bota është e detyruar të ripërcaktojë terrorin, terroristin dhe terrorizmin”.

Pasi ka cekur edhe sulmin terrorist në Bruksel presidenti Erdoğan tha: “Njëri prej sulmuesve në Bruksel është një person të cilin më parë në qershor 2015 ne e kemi kapur në qytetin Gaziantep dhe e kemi deportuar. Ndërsa belgët e kanë liruar personin në fjalë. Ne deportimin ia kemi transmetuar në korrik 2015 me shënim Ambasadës belge. Pavarësisht paralajmërive tona se ky person është luftëtar i huaj, Belgjika nuk ka mundur të përcaktojë lidhjen e tij me terrorizmin. Madje këtu bëhet fjalë edhe për Holandën. E kemi deportuar në Holandë me kërkesën e tij dhe kemi njoftuar me shënim (notë). Këtë e shpreh veçanërisht edhe nga pikëpamja e ndjeshmërisë së vendit tonë”.

Shekulli Agency