Fillimi LajmeBotaOpozita siriane kërkon nga BE vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Opozita siriane kërkon nga BE vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

nga Shekulli Agency

Bassma Kodmani, i ka bërë thirrje BE-së të shqyrtojë edhe mundësinë për mbrojtje të civilëve në Halep të cilët pësojnë nga bombardimet e Rusisë e cila është rreshtuar bashkë me regjimin e Asadit

fla-eur-544422Opozita siriane i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) të vendos sanksione ndaj Rusisë, për atë siç thotë opozita, krime të luftës.

Anëtarja e Komitetit të Lartë Opozitar për Negociata (HNC), Bassma Kodmani, i ka bërë thirrje BE-së të shqyrtojë edhe mundësinë për mbrojtje të civilëve në Halep të cilët pësojnë nga bombardimet e Rusisë e cila është rreshtuar bashkë me regjimin e Asadit.

“Armatimi i sofistikuar i Rusisë përfshirë bombat ‘shkatërruesit e bunkerëve’ të cilat përdoren nga Rusia kundër civilëve dhe spitaleve kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, veçanërisht në Halep.Më se paku 400 civilë janë vrarë prej kur filloi fushata e pakontrolluar e bombardimeve nga Rusia dhe regjimi”, thuhet në njoftimin e Kodmanit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies