Ngrihet aktakuzë ndaj 7 personave, i mundësuan një kompanie përfitim 30 mijë euro

gjykata-kos-4566-605x358Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për krim të Organizuar, lidhur për veprat penale: “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve: XH.D,M.V, XH.B, F.Z dhe B.B, për veprat penale Keqpërdorimi pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Cenimi i barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, thuhet në një njoftim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas aktakuzës dy të pandehurit parë XH.D,dhe M.V, së pari kanë lidhur një marrveshje të mirëkuptimit në kunëdrshtim të ligjit të prokurimit publik dhe ligjit mbi menaxhimin e financave publike, ku me atë rast ia kanë mundësuar Kompanisë “Grafo-Loni” përfitimin në mënyrë të kundërligjshme shumën prej mbi 30.000€.

Të pandehurit e lartcekur, me këtë rast ju pamundësuan bizneseve të tjera, ofertimin, apo përfitimin në rastin konkret duke e favorizuar vetëm një kompani të lartëcekur dhe më këtë bën cenimin e barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike ndaj kompanive të tjera.

Të pandehurit e tjerë, XH.B, F.Z dhe B.B, edhe pse marrëveshja e mirëkuptimit e lidhur në mes të dy të pandehurve të lartcekur, ishte e kundërligjshme, lejuan qe të bëhen të gjitha pagesat kompanisë “Grafo-Loni”, nga e cila e njëjta përfitoj në mënyrë të kundërligjshëm shumën mbi 30,000 euro.

Andaj të pandehurit, XH.D dhe M.V, me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 dhe cenimi i barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike nga neni 284 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, ndërsa tre të pandehurit XH.B, F.Z dhe B.B, kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat e kryera penale dhe të dënohen sipas ligjit.

Shekulli Agency