Fillimi LajmeBota“Nëse pas tradhtarëve qëndron CIA dhe Pentagoni, kemi të bëjmë me një problem serioz”

“Nëse pas tradhtarëve qëndron CIA dhe Pentagoni, kemi të bëjmë me një problem serioz”

nga Shekulli Agency

Kryetari i MHP, Bahçeli është shprehur se nëse SHBA-ja ka qenë pjesë e 15 korrikut dhe ka ndërhyrë përmes bazës ushtarake të Incirlik-ut atëherë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë do të kenë pasoja shumë të rënda

bahceliKryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste Popullore e Turqisë (MHP), Devlet Bahçeli gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë foli për zhvillimet më të fundit në vend, raporton (AA).

Në lidhje me tentativën e organizatës FETÖ për grusht shteti kryetari i MHP-së, Bahçeli është shprehur: “Nëse pas tradhtarëve qëndron CIA dhe Pentagoni atëherë kjo do të thotë që kemi të bëjmë me një problem shumë serioz. Nëse SHBA-ja ka qenë pjesë e 15 korrikut dhe nëse ka ndërhyrë përmes bazës ushtarake të Incirlik-ut atëherë kjo do të thotë që marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë do të kenë pasoja shumë të rënda.”

-“Ushtria e Kryqëzatave ende në krye të detyrës”

Duke theksuar se Ushtria e Kryqëzatave akoma është në krye të punës, Bahçeli në vijim tha: “Ushtria e Kryqëzatave që ka arritur deri në dyert e Jerusalemit është ende në krye të detyrës. Organizata terroriste Fetullahçı janë ortakët e tyre në Turqi. Më 12 shtatorë thonin që ‘fituan fëmijët tanë’, ndërsa tani themi ne ‘falënderojmë Zotin që më 15 korrik humbën fëmijët e tyre të jashtëligjshëm.”

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies