Në Turqi gjendja e jashtëzakonshme zgjatet edhe për 3 muaj

Kuvendi i Turqisë ka mbështetur propozimin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për edhe tre muaj, duke filluar nga e enjtja, 19 janar

Kuvendi i Turqisë të marten mbrëma miratoi propozimin e Qeverisë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për edhe tre muaj.

Kuvendi i Turqisë ka mbështetur propozimin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për edhe tre muaj, duke filluar nga e enjtja, 19 janar.

Zëvendës-kryeministri i Turqisë Numan Kurtulmus me këtë rast deklaroi se ende nuk janë pastruar plotësisht strukturat shtetërore nga elementet e organizatës terroriste FETO.

“Ende nuk ka përfunduar eliminimi i FETO-s nga strukturat shtetërore.Kemi nevojë për gjendjen e jashtëzakonshme derisa FETO dhe organizatat tjera terroriste nuk pastrohen nga strukturat shtetërore”, tha Kurtulmus.

Ndryshe, gjendja e jashtëzakonshme në Turqi u vendos më 20 korrik, pas tentimit për grusht shtet më 15 korrik.

Shekulli Agency