“Mjetet fluturues pa pilot prodhim të Izraelit, në mbështetje të Asadit”

Gazeta izraelite “Ahronoth” ka tërhequr vëmendjen se mjeti ajror pa pilot i cili vërehet në fotografi është modeli njëjtë me atë që industria e aviacionit izraelit (Israel Air Industries) i ka shitur Rusisë

dro-izr-3543Mjetet ajrore pa pilot të cilat theksohet se Izraeli ia ka shitur Rusisë janë bërë objekt i diskutimeve pasi një foto e mjetit pa pilot në qiejt e Sirisë është reflektuar në median sociale, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta izraelite “Ahronoth” ka tërhequr vëmendjen se mjeti ajror pa pilot i cili vërehet në fotografi është modeli njëjtë me atë që industria e aviacionit izraelit (Israel Air Industries) i ka shitur Rusisë. Gazeta ka shkruar se “Rusia mjetet pa pilot të blera nga Izraeli i dërgon në Siri për të mbështetur regjimin e Asadit”.

Gazeta ndër të tjera ka komentuar se “është ironike situata që një mjet i prodhimit izraelit të gjendet në mbështetje të regjimit të Asadit”.

Shekulli Agency