Fillimi LajmeBotaLavrov akuzon Staffan de Mistura për sabotim të bisedimeve për Sirinë

Lavrov akuzon Staffan de Mistura për sabotim të bisedimeve për Sirinë

nga Shekulli Agency

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka akuzuar Përfaqësuesin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Sirinë Staffan de Mistura për sabotim të bisedimeve për Sirinë

lavrovMinistri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka akuzuar Përfaqësuesin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Sirinë Staffan de Mistura për sabotim të bisedimeve për Sirinë.

Pas takimit me homologun e tij bjellorus Vladimir Makey në një fjalim në konferencën e përbashkët për media Lavrov tha se mbështesin propozimin për zhvillimin e bisedimeve në Damask të grupeve të cilat e quajnë veten si opozitarë dhe të cilët njihen për afërsinë me regjimin në Siri.

“Nuk ka asnjë rrugë tjetër që ‘opozitarët patriotikë’ dhe qeveria e Sirisë të marrin në duar inicitivën e tyre në kushtet kur Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së për Sirinë saboton që prej 6 muajsh vendimin e tij për zhvillimin pa kushte të bisedimeve për Sirinë. Ne mbështesim që bisedat e tilla të mbahen në Damask”, tha Lavrov.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies