Zëvendës kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus deklaroi sot në Ankara se Turqia do të vazhdojë të shfaq trimërinë e dëshmuar më 15 korrik.
“Dua të tregoj në mënyrë shumë transparente, se atë të cilën e dëshiruan pjesëtarët e çetave të FETO-s dhe ideatorët e tyre gjatë tentativës për puç nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë, ndërsa me ndihmën e Zotit po ndodhë dhe do të ndodhë pikërisht e kundërta”, tha Kurtulmus.