Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot pritej që përmes një telekonference t’u drejtohet të pranishmëve në tubimin për demokraci kundër grusht shtetit ushtarak
Me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë është ndaluar fjalimi i Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan para të pranishmëve që do të mblidhen në tubimin “për demokraci kundër grushtit të shtetit”, i cili do të mbahet sot në Këln.
Organizatori i tubimit është Platforma për demokraci kundër grushtit të shtetit.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot pritej që përmes një telekonference t’u drejtohet të pranishmëve në tubimin që ishte paraparë për ora 15:00 në Deutzer Werft.
Megjithatë, kjo nuk u lejua për shkak të “shqetësimit të policisë së Këlnit për sigurinë e qytetarëve”. Përfaqësuesit e platformës iu drejtuan gjykatës lokale, pasi që edhe kjo ia rrefuzoi kërkesën, organizatorët iu drejtuan gjykatës më të lartë.
Gjykata e Lartë vendosi në favor të policisë, pas së cilës kërkesa iu dërgua Gjykatës Kushtetuese.
Edhe Gjykata Kushtetuese u shpreh se policia ka të drejtë dhe mbështeti vendimet e marra më parë.
Kryetari i Unionit të Demokratëve turko-evropian (UETD) Zafer Sirakaya konsideron se nga pikëpamja ligjore, ky vendim nuk ka kurrfarë baze ligjore.
“Është shumë e qartë se bëhet fjalë për vendim politik”, thotë Sirakaya.
Ai shtoi se do të respektojnë vendimin e gjykatës, edhe pse nuk pajtohen me të.
“Duam të theksojmë se platforma nuk do të veprojë jashtë korrnizës ligjore”, tha Sirakaya.