Kancelarja gjermane do të pritet nga Presidenti Erdogan

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në datën 23 maj do të pritet në Stamboll nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

mer-erdZëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, në konferencën për shtyp në Qendrën e Medias Federale, tha se Merkel do të shkojë në Stamboll në datën 22 maj për të marrë pjesë në Samitin Botëror Njerëzor dhe në kuadër të samitit do të zhvillojë një takim dy palësh me Presidentin Erdogan.

Seibert u shpreh se në takim, kryesisht do të shqyrtohet tema e emigrantëve, ndërkohë që Merkel do të takohet edhe me përfaqësuesit e disa organizatave të shoqërive civile në Turqi.

Seibert, pas pyetjes së një gazetari nëse Merkel do të takohet apo jo me kandidatin për kryetar të partisë AK, Binali Yıldırım, tha se nuk parashikohet një takim i tillë.

Ndërsa pyetjes se si vlerësohet vendimi i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë për heqjen e imunitetit parlamentar, Seibert ju përgjigj me këto fjalë: “Për stabilitetin e çdo demokracie, të gjitha grupet duhet të mund të përfaqësohen në parlament. Të gjitha këto, me shumë mundësi do të jenë një nga temat që do të bisedohen nga ana e kancelares dhe Presidentit të Turqisë në kuadër të Samitit Botëror Njerëzor”.

Zëdhënësit ju drejtua edhe pyetja nëse vendimi i kuvendit turk do të rrezikojë apo jo përpjekjet e Turqisë për anëtarësim në BE. Seibert tha se negociatat ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian prej kohësh vazhdojnë në mënyrën e një “rezultati me skaj të hapur” dhe duke rikujtuar se Kancelarja Merkel do të qëndrojë gjithmonë besnike marrëveshjeve aktuale, u shpreh se qëndrimi i vendeve të Bashkimit Evropian do të përcaktohet sipas zhvillimeve në Turqi.

/TRTshqip/

Shekulli Agency