Presidenti francez, Hollande tha se ata që qëndrojnë pas “krimeve të luftës”, të kryera në Halep të Sirisë do të japin llogari për veprimet e tyre para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Presidenti francez François Hollande tha se ata që qëndrojnë pas “krimeve të luftës”, të kryera në qytetin sirian të Halepit do japin llogari për veprimet e tyre para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Popullata e Halepit është viktimë e krimeve të luftës. Kryerësit e tyre do të përgjigjen para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha presidenti francez, në një intervistë për televizionin francez TF1, i cili do të transmetohet të hënën në mbrëmje.