Gulen mban anën e Rusisë: Turqia nuk duhet ta kishte rrëzuar avionin

Lideri i organizatës terroriste gyleniste (FETO), Fethullah Gulen, i shquar si përkrahës i rretheve që veprojnë kundër interesave të Turqisë në periudha kritike, këtë herë ka shfrytëzuar krizën e avionit ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

gyle-54443jpg“Turqia nuk duhet ta kishte rrëzuar avionin rus”, deklaroi Gulen në një intervistë për të përditshmen ruse, “Moskovskij Komsomolets”, duke mbajtur anën e rusëve në këtë rast.

Intervista në fjalë, që do të publikohet në numrin e nesërm të gazetës me seli në Moskë, vlerësohet si një përpjekje e Gulenit për t’u miqësuar me Rusinë, pas rënies së vazhdueshme të besueshmërisë së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faktikisht, Rusia ka shpalosur më parë një qëndrim në mbështetje të autoriteteve turke kundër Lëvizjes Gulen. Për më tepër, këtë qëndrim e ka bërë publik vetë analisti rus, prof. dr. Vitaly Naumkin, i cili sot ka realizuar për “Moskovskij Komsomolets” këtë intervistë me Fethullah Gulenin. Sakaq, intervista në fjalë, realizuar nga i njëjti emër, komentohet si ndryshim qëndrimi nga Rusia pas krizës së avionit me Turqinë.

Në vitin 2010, Fethullah Guleni ishte renditur gjithashtu përkrah të Izraelit në krizën, që u përjetua me Turqisë pas vrasjes së 9 turqve nga forcat speciale izraelite në bordin e anijes “Mavi Marmara”, që dërgonte ndihma humanitare për palestinezët e Gazës.

/TRT/

Shekulli Agency