Gjermani, Tre viktima kosovarë në sulmin e djeshëm në Mynih

pol-gjeNë sulmin e armatosur dje në Mynih të Gjermanisë humbën jetën tre kosovarë, këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në një njoftim zyrtar.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës që nga momenti i sulmit në Mynih ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e sigurisë dhe diplomatët e saj për të ndjekur nga afër tragjedinë. Konsullata jonë ka konfirmuar këtë mëngjes me policinë gjermane dhe familjarët se tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën nga sulmi i mbrëmshëm në qendrën tregtare në Mynih”, thuhet në njoftim nga MPJ.MPJ shpreh ngushëllime për familjarët, duke theksuar se në këto momente të vështira qëndron pranë të gjithë shqiptarëve kudo në botë.

“MPJ dhe Ambsada është në dispozicion të familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të prekur mbrëmë nga kjo ngjarje shokuese dhe e dhimbshme”, thuhet më tej në njoftim.

Shekulli Agency