Erdogan voton për “Fotografitë e Vitit” të AA

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë në votimin e “Fotografitë e Vitit” të zhvilluar nga ana e Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli.

erdogan-45665-7643Presidenti Erdogan, në kategorinë e lajmit, votën ja dha fotografisë “Emigrantët në Greqi” të Özge Elif Kızıl. Në fotografinë e shkrepur në ishullin e Greqisë Midilli (Lesvos), duken emigrantët që kanë rënë në ujë dhe një vullnetar që shpëton një foshnjë duke e nxjerrë atë në breg.

Kurse në kategorinë e jetës, Presidenti Erdogan, votën ja dha fotografisë “Drejt përfundimit të Urës së Tretë” të İsa Terli. Në fotografinë ku shpjegohet se punimet për përfundimin në vitit 2016 të urës së tretë të Stambollit “Yavuz Sultan Selim” që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, vazhdojnë 24 orë në ditë. Në fotografi duket ura e papërfunduar e mbuluar me mjegull.

Ndërsa në kategorinë e sportit, votën e tij Erdogan ja dha Orhan Akkanat me fotografinë “Lotët e Arda Turan”. Në fotografi, futbollisti i kombëtares derdh lot gëzimi pas ndeshjes me Islandën në Torku Arena në rrethin Konya.

Shekulli Agency