Erdogan: Uroj që 2017-ta të jetë një vit i mbarë

Presidenti Erdogan ka publikuar mesazhin e tij për vitin e ri, duke rikujtuar se viti 2016 ka qenë një vit ku janë përjetuar ngjarje të këqija. Ai ka uruar që viti 2017 të jetë një vit i mbarë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoan në mesazhin e tij për vitin e ri tha se me masat e marra janë zgjidhur dhe shkatërruar një e nga një organizatat terroriste që kanë rrethuar nga brenda shtetin dhe popullin.

Presidenti Erdogan në mesazhin e tij për vitin e ri rikujtoi se viti 2016 ka qenë një vit ku janë përjetuar ngjarje të këqija. Ai ka uruar që viti 2017 të jetë një vit i mbarë për njerëzit në rajon dhe në të gjithë botën.

Ndër të tjera Erdoğan tha se janë përballur me sulme të ndryshme të cilat kanë filluar me sulmin në Sultanahmet në Stamboll e më pas me sulmet në Ankara, Gaziantep, Bursa, Diyarbakır, Mardin, ku gjithashtu si pasojë edhe e sulmeve të organizatave terroriste DEASH dhe PKK-PYD përgjatë vijës kufitare kanë humbur jetën shumë punonjës të sigurisë dhe civilë.

15 korriku

Duke cekur tentativën e grusht shtetit më 15 korrik nga organizata terroriste FETO, presidenti Erdogan, tha se tentativa e grusht shtetit më 15 korrik si një akt terrorist dhe tentativë e ulët për pushtim jo vetëm në vitin 2016 por ajo ka qenë një ngjarje kryesore gjatë tërë periudhës së Republikës.

“Turqia me 79 milionë njerëzit e saj, me qëndrimin e fortë kundër kësaj tentative ka arritur me sukses që ta kthejë këtë fatkeqësi në një ringjallje të re, në një fillim të ri. Populli ynë me vendosmërinë e treguar në mbrojtje të vendit, flamurit, ezanit, shtetit, pavarësisë dhe të ardhmes së tij i ka dhënë përgjigjen e merituar të gjitha çarqeve tradhtare brenda dhe jashtë vendit. Dëshmorët tanë që u masakruan nga tradhtarët anëtarë të organizatës terroriste FETO, si simbol që kanë mbrojtur edhe njëherë këtë atdhe do të jenë gjithmonë në zemrat tona”, tha Erdogan.

Sipas tij, me masat e marra janë zgjidhur dhe shkatërruar një e nga një organizatat terroriste që kanë rrethuar nga brenda shtetin dhe popullin. Ai tha se vazhdon pastrimi nga këto organizata në sektorin publik, institucionet e shoqërisë civile e deri në botën e biznesit.

“Vazhdojnë të çrrënjosen në çdo vend këto qeliza kanceri, banda që persekutojnë popullin prej vitesh. Kjo është një luftë afatgjate dhe e nevojshme që ne të jemit gjithmonë të kujdesshëm. Populli ynë me vendosmërinë për të shpëtuar nga kjo e keqe e ka treguar vullnetin e tij për të cilën ne kemi nevojë që të shohim me siguri të ardhmen. Viti 2015 ka qenë viti ku u deshifruar fytyra e vërtetë e organizatës terroriste separatiste. Ndërsa viti 2016 ka qenë viti ku u zbulua fytyra e shëmtuar dhe e përgjakshme e FETO-s”, tha presidenti turk.

Ndër të tjera duke vënë theksin se operacioni i kryer me mbështetjen e Turqisë duke nisur nga Jarabulusi në Siri e duke përparuar drejt rajonit El Bab ka mundësuar uljen e maskës së DEASH-it dhe focave që qëndorjnë prapa tij, Erdogan u shpreh se me këtë operacion kufijtë e Turqisë janë pastruar nga organizatat terroriste PYD, YPG, DEASH, përfshirë të gjitha organizatat e tjera terroriste.

“Turqia po bën një luftë të re të pavarësisë”

Ai vuri në pah rëndësinë e periudhës në të cilën po kalon Turqia. Erdogan thotë se duhet ti vendosim emrin e drejtë periudhës në të cilën po kalojmë.

“Turqia në vitet e fundit po bën një luftë të re të pavarësisë. Uniteti ynë kombëtar, integriteti ynë territorial, institucionet tona, ekonomia jonë, politka jonë e jashtme dhe të gjithë elementët të cilët na mbajnë ne në këmbë si shtet ndodhen nën sulm të madh. Organizatat terroriste janë vetëm fytyrat dhe mashat që duken në këtë luftë. Ne në të vërtetë jemi në luftë me forcat që qëndrojnë pas këtyre organizatave. Jo vetëm vendi ynë por i gjithë rajoni dhe e gjithë bota po përjeton dhimbjet në kalimin në një periudhë të re. Nëse ne e tejkalojmë në mënyrë të fuqishme këtë proces tranzicioni dhe vazhdojmë drejt objektivave tona ne na pret një e ardhme e ndritshme. Për këtë arsye duhet të mbrojmë fort unitetin, bashkimin, vëllazërinë tonë. Kur ne themi ‘një popull, një flamur, një atdhe dhe një shtet‘ pikërisht këtë nënkuptojmë”, tha Erdogan.

Ai thekson se Turqia do të arrijë patjetër objektivat e saj për vitin 2023 dhe sigurisht do të vendos në zbatim vizionet 2053 dhe 2071. presidenti Recep Tayyip Erdogan ka përfunduar fjalën e tijë:

“Krijuesi ynë qoftë mbështetësi ynë. Uroj që ai të ketë mëshirën e tij për dëshmorët tanë të cilët kanë rënë për atdheun, flamurin dhe të ardhmen tonë, si dhe uroj shërim kryesisht për veteranët tanë. Uroj gjithashtu që Allahu t’u mundësojë sukses të gjithë ushtarëve, forcave policore dhe njerëzve tanë që janë me detyrë përgjatë kufijve tanë dhe në Bashika, Jarabulus dhe në El Bab. Uroj edhe njëherë që viti 2017 të jetë një vit i mbarë dhe të sjellë siguri, qetësi, lumturi dhe mirëqenie për vendin tonë, njerëzit në rajon dhe në të gjithë botën. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin e ri”, tha presidenti Erdogan në fjalën e tij.

Shekulli Agency