Fillimi EkonomiThaçi: Autostrada “Arbën Xhaferi” dhurata më e mirë

Thaçi: Autostrada “Arbën Xhaferi” dhurata më e mirë

nga Shekulli Agency

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në përurimin e një pjese të autostradës, ka thënë se kjo është dhurata më e mirë që mund të bëjnë institucionet e Kosovës për shtetin dhe gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri.

“Kjo është Kosova e re që po ndërtojmë, është projekti i Kosovës evropiane, Kosovës moderne, ky është projekti që tregon se ne ëndrrat po i bëjmë realitet, idetë dhe projektet po i realizojmë. Sot Kosova është shndërruar në një model të infrastrukturës rrugore moderne në rajon”, tha ai.

Autostrada “Arbën Xhaferi” është njëri nga projektet strategjike rrugore të Kosovës, e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies