Erdogan shpëton qytetarin nga vetëvrasja

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka mundësuar që një qytetar që tentonte të hidhej nga Ura e Bosforit të heqë dorë nga akti i vetëvrasjes.

taip-566334Presidenti turk, “Recep Tayyip Erdoğan”, mundësoi që një person të hiqte dorë nga akti i vetëvrasjes pasi po tentonte të hidhej nga ura e Bosforit në Stamboll.

18541132Sipas informacioneve nga burimet presidenciale mësohet se Erdoani ka ndaluar automjetin e tij zyrtar dhe ka mundësuar të pengojë këtë akt të vetëvrasjes.

Personi në fjalë pasi ka dëgjuar që Presidenti Erdoan është duke u interesuar personalisht me këtë problem ai i ka dhënë fund aktit për tu hedhur nga ura dhe është afruar drejt makinës së Presidentit Erdoan.

Personi në fjalë ka deklaruar se ishte nga qyteti Siirt dhe se gjendej në krizë për shkak të problemeve familjare. Më pas ai e falënderoi Presidentin Erdoan për interesimin.

Ndër të tjera theksohet se Presidenti Erdoan pasi ka dëgjuar problemet e qytetarit ka dhënë udhëzimet e nevojshme ndaj autoriteteve që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të tij.

Shekulli Agency

Shekulli Agency