Fillimi LajmeBotaErdoani për takimin me Putinin: Historik dhe pikënisje e re

Erdoani për takimin me Putinin: Historik dhe pikënisje e re

nga Shekulli Agency

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “TASS” Presidenti Erdoan tha se në takimin që do të realizojë më 9 gusht me kryetarin e shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, do të hapet një faqe e re.

putin-erdogan-776Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në takimin që do të realizojë më 9 gusht me kryetarin e shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, do të hapet një faqe e re.

Erdoan në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “TASS” vlerësoi vizitën që do të bëjë të martën në Rusi.

“Pas takimit me mikun tim Putin në marrëdhëniet tona do të hapet një faqe e re”,- u shpreh Presidenti Erdoan.

“Kjo do të jetë një vizitë historike dhe një pikënisje e re. Vendet tona kanë shumë gjëra për të bërë së bashku”,- nënvizoi Erdoan.

Kurse zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën, në intervistën që i kishte dhënë dy ditë më parë kësaj agjencie kishte thënë se procesi i normalizimit të marrëdhënieve turko-ruse kishte filluar falë vendosmërisë dhe gjykimit të shëndoshë të Presidentit, Rexhep Tajip Erdoan dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

/trtshqip/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies