Fillimi LajmeBotaDuterte kërcënon me largimin e Filipineve nga OKB-ja

Duterte kërcënon me largimin e Filipineve nga OKB-ja

nga Shekulli Agency

Presidenti Duterte ka akuzuar OKB-në e cila kritikon vrasjen e trafikantëve të drogës në Filipine se ajo qëndron e heshtur përballë ngjarjeve të dhunshme në Lindjen e Mesme

kot-duterte-544Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, pas kritikave të Kombeve të Bashkuara ndaj tij dhe vendit në lidhje me luftën kundër trafikut të drogës, ai ka kërcënuar OKB-në për largimin nga kjo organizatë.

Duterte në një deklaratë për shtyp duke kritikuar OKB-në për ndërhyrje ndaj vendit të tij në lidhje me luftën kundër drogës, tha se “Ndoshta do të detyrohemi të vendosim për largimin nga OKB-ja.”

Presidenti Duterte ka akuzuar OKB-në e cila kritikon vrasjen e trafikantëve të drogës në Filipine se ajo qëndron e heshtur përballë ngjarjeve të dhunshme në Lindjen e Mesme që janë edhe më vdekjeprurëse.

Duke treguar fotografinë e 5 vjeçarit Ümran Daknes i cili ishte plagosur në një sulm në qytetin Halep të Sirisë, Duterte tha se SHBA-ja dhe OKB-ja nuk kanë mundur të ndalojnë konfliktet vrastare në Siri, por se kanë kryer një breshëri kritikash ndaj tij në lidhje me vrasjen e trafikantëve të drogës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies