Dorëzohet në polici Azem Syla

syla-453333-9888Është vetë dorëzuar  në Policinë e Kosovës ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht në Morinë.

Burime të Indeksonline thonë se Syla është rrugës për në Prokurorinë Speciale të EULEX-it, ku pritet të intervistohet.

Ai dyshohet për tjetërsim pronash në shumë afër 30 milionë euro me disa bashkëpunëtorë të tjerë. Pardje Policia e Kosovës ka marrë një aksion ku ka bastisur edhe shtëpinë e Sylës në Drenas.

Shekulli Agency