Fillimi LajmeBotaBisedë telefonike Putin-Trump: Terrorizmi global “armiku i përbashkët numër një”

Bisedë telefonike Putin-Trump: Terrorizmi global “armiku i përbashkët numër një”

nga Shekulli Agency

put-tru-767Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

Në njoftimin e Kremlinit thuhet se Putini gjatë bisedës ka uruar Trumpin për zgjedhjen në postin e presidentit të SHBA-ve. Po ashtu theksohet se është i gatshëm të zhvillojë dialog me administratën e re amerikane me parimet e barazisë, respektit të ndërsjellë si dhe mospërfshirjes në çështjet e brendshme.

Putin dhe Trump me këtë rast vlerësuan se marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-ve janë nivel të pamjaftueshëm, duke theksuar nevojën e përpjekjeve të përbashkëta për normalizimin e marrëdhënieve dhe kthimin e bashkëpunimit konstruktiv.

Ata theksuan rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me qëllim që marrëdhëniet bilaterale të vendosen, siç porositën, në themele të sigurta.

Putin dhe Trump biseduan edhe për krizën e Sirisë, ku me këtë rast theksuan nevojën e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit global për të cilin theksuan se është “armiku i përbashkët numër një”.

Në njoftim shtohet se të dy liderët u pajtuan se është e nevojshme që të vazhdohet me bisedimet telefonike, dhe në periudhën e ardhshme të mbahet edhe takim i drejtpërdrejt.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies