Barzani: PKK-ja dhe PYD-ja, plotësisht të njëjta

Ndërkohë në lidhje me marrëdhënien e PYD-së me SHBA-në, Barzani u shpreh: ”Një ndihmë që mund ti jepet PYD-së nënkupton ndihmë për PKK-në. PYD-ja dhe PKK-ja janë plotësisht e njëjtë”

berzani-64453Udhëheqësi i Vetëqeverisjes Rajonale Kurde të Irakut të Veriut, Mesut Barzani ka pohuar se PYD-ja është krejtësisht e njëjtë me organizatën terroriste PKK.

Në një deklaratë për uebin Al Monitor, Barzani ka theksuar se PYD-ja nuk është shumë e sinqertë kur kemi të bëjmë për demokracinë. Ndërkohë në lidhje me marrëdhënien e PYD-së me SHBA-në, Barzani u shpreh: ”Një ndihmë që mund ti jepet PYD-së nënkupton ndihmë për PKK-në. PYD-ja dhe PKK-ja janë plotësisht e njëjtë”.

Ndërsa pyetjes se nëse SHBA-ja ka ose jo dijeni për këtë lideri kurd iu përgjigj: “Edhe ato e dinë shumë mirë, por atë që e dinë shumë mirë nuk duan ta thonë. Sikurse e dini synimi jonë edhe i SHBA-së është lufta kundër DAESH-it. Për këtë arsye e anashkalon”.

Duke cekur edhe shpalljen e federatës nga PYD-ja në veri të Sirisë, Barzani tha se: “Unë besoj që ky term është i përshtatshëm për Sirinë. Por në lidhje me këtë temë është populli sirian që duhet të vendosë dhe të gjithë bashkërisht. Ne kur shpallëm federalizëm në këtë rajon në 1992 nuk e bëmë këtë në mënyrë të njëanshme”.

Shekulli Agency