Avionët luftarakë rusë sulme ndaj civilëve në Halep, 41 të vrarë dhe 65 të plagosur

Si rezultat i sulmeve ajrore të avionëve luftarakë rusë në Siri të ndërmarra ndaj vendbanimeve nën kontrollin e opozitarëve dhe të DAESH-it në Halep humbin jetën 41 persona dhe plagosen 65 të tjerë

sir.4553377Si rezultat i sulmeve ajrore të avionëve luftarakë rusë në Siri të ndërmarra ndaj vendbanimeve nën kontrollin e opozitarëve dhe të DAESH-it në Halep humbin jetën 41 persona dhe plagosen 65 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga autoritetet e mbrojtjes civile në rajonet Etarib dhe Munbic të Halepit mësohet se si pasojë e sulmeve me “bomba vakum” nga avionët luftarakë rusë ndaj vendbanimit Munbic në verilindje të Halepit kanë humbur jetën 30 persona ku 15 prej tyre janë fëmijë si dhe janë plagosur 50 të tjerë. Ndërsa në sulmet e ndërmarra në rajonin Etarib në pjesën perëndimore të Halepit kanë humbur jetën 11 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.

– “Zonat në rajonin e Guta Lindore në kryeqytet ndodhen nën bombardimet intensive të regjimit”-

Anëtari i Komiteti të Koordinimit Lokal në Siri, Jusuf Bustani në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se avionët luftarakë të ushtrisë së Sirisë kanë sulmuar zonat Hamurije, Sakba, Kafr Batna dhe Xhesrejn në rajonin e Guta Lindore të Damaskut.

Bustani duke theksuar se në sulmet ajrore të regjimit janë plagosur dhjetëra persona duke përfshirë edhe një numër të madh të fëmijëve u shpreh më tej se “zonat në rajonin e Guta Lindore në Damask ndodhen nën bombardimet intensive të regjimit. Ndaj këtyre zonave forcat e regjimit po kryejnë edhe sulme ajrore edhe sulme tokësore. Si pasojë e sulmeve janë djegur një numër i madh i bizneseve, shtëpive ku dhe disa prej tyre kanë dalë jashtë përdorimit”.

Ministria e Jashtme e Rusisë me 30 shtator pati njoftuar fillimin e sulmeve ajrore kundër objektivave të DAESH-it në Siri. Por avionët luftarakë rusë më së shumti kanë në objektiv bazat dhe kampet e trajnimit të opozitarëve të moderuar në Homs, Hama, Idlib dhe Halep.

Shekulli Agency