Ankaraja ka të njëjtat të drejta me Nju Jorkun në luftën kundër terrorit

Kryekëshilltari i Presidentit, Yalcın Topçu, tha se ndërkohë që disa kërkojnë me insistim sigurimin e kryeqytetit të tyre 10 mijë kilometra larg vendit, kërkimi i sigurisë nga Ankaraja, është një e drejtë e kombit turk.

Yalcın-TopçuYalçın Topçu tha se ndërkohë që Republika e Turqisë është duke luftuar me çfarë do lloj terrori, atëherë ajo ka të njëjtat të drejta me ato të Nju Jorkut.

Kryekëshilltari i Presidentit Erdogan, Yalcın Topçu, ishte i ftuar i programit Detay 13 në kanalin televiziv TRT Avaz.

Ai bëri të ditur se Turqia si me shtetin ashtu edhe me popullin janë një trup i vetëm në luftën kundër terrorit.

“Të gjithë aleatët tanë duhet të dinë se Shteti i Republikës së Turqisë kur lufton me çfarë do lloj terrori ka të njëjta të drejta, si me Nju Jorkun, ashtu edhe me Parisin, Londrën, Moskën etj” tha Topçu.

Ai u shpreh gjithashtu se nuk pajtohet me kritikat për luftën kundër terrorit të Turqisë.

“Ndërkohë që disa kërkojnë me insistim sigurimin e kryeqytetit të tyre edhe pse ndodhet 10 mijë kilometra larg, mos pranimi nga ana e tyre që Ankaraja kërkon sigurinë për territoret e veta, për vëllezërit në Urfa, Antep e mbarë Turqisë, është një problem që i përket vetë atyre. Kërkimi i sigurisë nga Ankaraja, është një e drejtë e kombit turk”.

Ai u shpreh se në lidhje me qëndrimin agresiv, i kanë bërë thirrje Rusisë për vetëpërmbajtje.

Topçu tha “Që këtu kërkoj nga populli rus që ti shtrojë pyetjen udhëheqësve të tyre se pse bijtë e tyre janë duke bombarduar civilët 5 mijë kilometra larg Rusisë dhe pse arkivolet kthehen në Moskë me trupat e pajetë të fëmijëve të tyre. Çfarë përfitojmë ne nga kjo gjë? – duhet të pyesin ata”.

/TRT/

Shekulli Agency