Ankara-Arrestohen dy të dyshuar për sulme terroriste

Njësitet e departamentit policor për anti-terrorizëm dhe ato të shërbimit të inteligjecës zbuluan dhe arrestuan dy të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste në Ankara.

are-turqi-5472311423Dy të dyshuar kamikaz anëtarë të organizatës terroriste DAESH të cilët ishin në përgatitje të një sulmi në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, u arrestuan me urdhër të gjykatës dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit.

Pjesëtarët e Departamentit të policisë për antiterrorizëm në Ankara dhe ekipet e Zyrës së Inteligjencës arrestuan Musa Canöz (28) dhe Adnan Yıldırım (40) me dyshimin se kanë planifikuar sulme në natën e Vitit të Ri në Ankara.

Nga ana e gjykatës u vendos që të dyshuarit të arrestohen për veprat penale “anëtarë të organizatës terroriste” dhe “posedim të mjeteve shpërthyese”. Të dyshuarit u dërguan në burgun e sigurisë së lartë në Sincan.

Shekulli Agency