Zv/kryeministri turk Kurtulmush namazin e xhumasë e fali në Mustafa Pashë

Zv/kryeministri turk ndodhet në Maqedoni me rastin e ceremonisë së diplomimit të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik

kurtulmush-shkupZëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmush, në kuadër të vizitës së tij në Shkup, namazin e xhumasë e fali në xhaminë e Mustafa Pashës, pas së cilës besimtarët muslimanë të këtij qyteti shprehën interes të madh ndaj tij, duke biseduar dhe u fotografuar me të, raporton (AA).

Kurtulmush para namazit të xhumasë në rezidencën e Ambasadës turke zhvilloi një takim me ambasadorin turk në vend, Omur Solendil, ndërsa pas faljes së namazit vizitoi kampusin e ri të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, i cili është në ndërtim e sipër. Nga ana e përfaqësuesve të universitetit, Kurtulmush u njoftua rreth ndërtimit dhe planeve të universitetit për të ardhmen.

Zv/kryeministri turk ndodhet në Maqedoni me rastin e ceremonisë së diplomimit të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, ku dhe do të adresohet me fjalim.

Ai gjatë vizitës së tij është i shoqëruar nga deputeti i AK Partisë nga Stambolli, Huseyin Burge, bashkëshorjta e tij, Sevgi Kurtulmush, si dhe nga ambasadori turk në Shkup, Omur Solendil, koordinator i Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinimin (TIKA) në zyrën e Shkupit, Teoman Tiryaki, rektori i Universitetit Ndëkombëtar Ballkanik, Ismail Kocayusufoglu, ministri pa resor Furkan Çako, kryetari i Partisë Demoratike Turke në Maqedoni (TDP), Kenan Hasip dhe nga përfaqësues të institucioneve turke në vend.

Shekulli Agency