Vllasi: Dialogu vetëm për ti plotësuar dëshirat e Serbisë

111-azem-VllasiAvokati dhe ish-politikani, Azem Vllasi, i ftuar në emisionin “Rrokum Roll” në TV Rrokum për të folur mbi dialogun Kosovë-Serbi, tha se dialogu nuk bëhet për t’i rregulluar raportet ndërshtetërore, por për të plotësuar dëshirat e Serbisë.

Gjatë emisionit ai theksoi se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS) është dashur të bëhet me qytetarët serbë të Kosovës e jo me Serbinë.

Ndërkohë Vllasi thotë se me AKS-në do të ndodhë ajo që ka ndodhur në Kroaci e në Bosnje para 20-25 viteve, transmeton telegrafi.

“Është marrëveshje me Serbinë e me këtë marrëveshje Serbia tenton me qenë prezentë në Kosovë. Prandaj, është e dëmshme”, ka thënë ai.

Shekulli Agency