Fillimi LajmeBallkaniQeveria e Kosovës dërgon në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës dërgon në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi

nga Shekulli Agency

kuvendi-kosoveQeveria e Kosovës ka vendosur të dërgojë në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Në mbledhjen e mbajtur sot ka patur vetëm një pikë të rendit të ditës, shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Qeveria në arsyetimin e saj ka theksuar se ligji duhet të procedohet sa më parë pasi nga ai varet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe procesi i integrimeve evropiane.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka theksuar se nëse në të ardhmen shfaqet ndonjë dëshmi se me këtë marrëveshje Kosova humb një pjesë të territorit të saj, kjo çështje me pajtim të të dyja palëve mund të dërgohet në Gjykatën për Arbitrazh.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies