Opozita: Më 17 shkurt protesta e radhës gjithëpopullore (Video)

opozita-344564Opozita e bashkuar i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që të jap dorëheqje deri me 17 Shkurt, kur Kosova shënon 8 vjetorin e pavarësisë, ose në të kundërtën po me këtë datë do të vazhdojnë protestat në kundërshtim të kësaj Qeverie. Kjo u bë e ditur dje në një konferencë për media ku krerët e tri partive opozitare mbajtën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Opozita kanë vendosur që protesta të mbahet në tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës , pasi sipas tyre 17 shkurti është data më e mirë për të çuar mesazhe se, qytetarët e Republikës së Kosovës tetë vjet pas pavarësisë janë të pakënaqur dhe atyre nuk iu janë realizuar pritjet që i kanë pasur që në pavarësinë e vendit.

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj deklaroi se qytetarët e Kosovës meritojnë një qeverisje më të mirë dhe për këtë ai ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të reflektojë deri më 17 Shkurt.

Shekulli Agency

Shekulli Agency