Kryeministri Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë, ka dënuar veprimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, e cili sipas tij duhet të vetëdijësohet dhe të kuptojë që gjuajtja me vezë është një veprim kundër ligjor.
“Çështja e deklaratave të Vetëvendosjes se nuk do t`i lërë rehat anëtarët e Qeverisë kapërcen çdo normë ligjore. Vetëvendosje duhet t`i respektojë ligjet e këtij vendi”, ka deklaruar kryeministri Mustafa.
Në këtë mbedhje Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar projektligjin për kundërvajtje, atë për rregullat e komunikacionit rrugor.
Ndërsa ka miratuar projektligjin për tregtinë me produkte të Naftës dhe karburanteve të ripërtërishme në Kosovë, dhe themelimin e Këshillit Nacional për Persona me Aftësi të Kufizuar. /Mesazhi.com/