Ministri turk Faruk Çelik mori pjesë në iftarin e organizuar në Prizren

Ministri turk Faruk Çeli dhe delegacioni i tij gjithashtu do të marrin pjesë në programin e syfyrit që do të organizohet sonte nga ana e Fondacionit Eyup Sultan

kot-prizrenMyftinia e Prizrenit dhe Bashkia Haliliye e qytetit Sanliurfa të Turqisë, në bashkëpunim me Fondacionin Humanitar Turk IHH, organizuan program iftari në Xhaminë Gazi Mehmed Pasha që njihet edhe si Xhamia Bajrakli.

Në programin e iftarit morën pjesë ministri turk i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Faruk Çelik, ministri i Administratës Publike i Kosovës, Mahir Yagcilar, ministri pa resor i Kosovës, Rasim Demiri, kryetari i Bashkisë së Haliliyes, Fevzi Demirkol, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, myftiu i qytetit të Prizrenit, Besim Berisha, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kilic, konsullja e përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren, Selen Evcit, deputetët e AK Partisë nga qyteti i Sanliurfas Mahmut Kacar, Mehmet Ali Cevheri dhe Ibrahim Halil Yildiz, përfaqësues nga institucione dhe organizata si Komiteti Përfaqësues i Turqisë në Kosovë, TIKA dhe Instituti Yunus Emre, si dhe qindra qytetarë.

Ministri turk i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Faruk Çelik, në fjalimin që e mbajti pas iftarit, duke e rikujtuar vizitën bërë qytetit të Prizrenit në vitin 2010 së bashku me presidentin Recep Tayyip Erdogan, atëbotë në detyrën e kryeministrit të Turqisë, theksoi se turma e pranishme atëherë është e paharrueshme dhe se presidenti Erdogan ua ka përcjellë përshëndetjet.

Duke theksuar se fati dhe dhimbjet e Kosovës, si dhe gëzimi dhe pikëllimi janë edhe të Turqisë, ministri Çelik u shpreh se “Ata që nuk na njohin ne, domethënë Kosovën dhe Turqit, mund të thonë se Urfa dhe Prizreni janë shumë larg. Urfa është qytet në lindje të Turqisë, ndërsa Prizreni në Kosovë. Përpiqen ta kuptojnë se cila është lidhja në mes tyre. Mirëpo, të mos harrojmë se për momentin dy milionë qytetarë të Urfas luten për vëllezërit tanë në Prizren, për unitetin dhe bashkësinë tuaj.”

Më tej ministri Çelik theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë gjenden në pikën më të lartë. “Iftaret në Kosovë nuk kanë asnjë dallim nga iftaret që organizohen rrugëve të Anadollit. Ndiejmë kënaqësi të madhe kur shohim se atmosfera e njëjtë vazhdon edhe në Prizren edhe në Prishtinë. Organizimi i iftareve nga qytetet tona këtu në Kosovë është shumë i rëndësishëm për vëllazërinë, unitetin dhe tërësinë si në Kosovë, ashtu edhe në tërë Ballkanin. Në të njëjtën mënyrë, rëndësi të madhe ka edhe për shtetin tonë”, u shpreh Çelik.

Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Haliliyes të qytetit Sanliurfa të Turqisë, Fevzi Demirkol, duke theksuar se ndihet sikur të ndodhej në ndonjë qytet të Turqisë, u shpreh se qëllimi i organizimit të iftareve në Prizren, Prishtinë, Shkup dhe Tiranë është krijimi i lidhjeve shoqërore dhe kulturore mes njerëzve. “Nga rajoni ku jetuan Çliruesit e Ballkanit (Evlad’i Fatiha), pra Prizreni, jemi në largësi prej 2119 kilometrash. Megjithatë, veten e ndiejmë aq afër sikur të ishin më shtëpinë tonë. Jemi ne mëmëdheun në të cilin jetuan Çliruesit e Ballkanit, në mëmëdheun e Sulltan Muratit për të cilin vend tha: ‘Më bërë veteran, tani më bën martir’”, u shpreh më tej Demirkol.

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava e falënderoi vendin mik, Turqinë, për ndihmën e ofruar deri më tani dhe për ndihmat që po vazhdon t’i ofrojë, duke theksuar se “Ky ushqim iftari nuk është diç për ne, sepse ne kemi ngrënë së bashku përgjatë 500 viteve. Për këtë arsye, e falënderoj Zotin që pas 100 viteve na e mundësoi të ulemi së bashku në këtë tryezë.”

Ministri turk Faruk Çeli dhe delegacioni i tij gjithashtu do të marrin pjesë në programin e syfyrit që do të organizohet sonte nga ana e Fondacionit Eyup Sultan.

Shekulli Agency