Maqedoni: Zgjedhjet e 11 dhjetorit të pasigurta!

vot-maq-4332Zgjedhjet e 11 dhjetorit edhe përkundër shpërbërjes së Kuvendit dhe fillimit të procedurave në Komisionin Shtetërorë Zgjedhor megjithatë mbeten të pasigurta. Mbajtja e tyre rrezikohet nga kalimi i limitit të votuesve në njësinë e gjashtë mbi 5 për qind, si dhe nga vendimi i Gjykatës Kushetuese për ligjshmërinë e Prokurorisë Speciale. Televizioni Shenja iu drejtua Komisionit Shtetëror Zgjedhor me pyetje konkrete nëse KSHZ do të bëjë një vlerësim të ri nëse ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, për faktin se tejkalimi i limitit në njësinë e gjashtë shkel kodin zgjedhor. Por siç mësuam, për shkak të punimeve maratonike në KSHZ gjatë ditës nuk morëm përgjigje. Por, jozyrtarisht mësojmë se sot ose nesër KSHZ do të pranon të dhënat për numrin e votuesve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe në në një mbledhje që pritet të mbahet nesër, KSHZ do të dalë me numër të saktë dhe përqindje të votuesve nëpër njësitë zgjedhore dhe me një vlerësim preciz nëse pasqyra e fundit paraqet shkelje të kodit zgjedhorë, ashtu siç doli para 5 qershorit.

Në atë kohë, KSHZ vlerësoi se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 5 Qershor dhe një ndër arsyet për këtë vlerësim ishte pikërisht tejkalimi i limitit mbi 5 përqind në njësinë e gjashtë. Nëse përsëritet vlerësim i njëjtë dhe pas kësaj zgjedhjet parlamentare mbahen, atëherë çdo qytetarë ka të drejtë ligjërisht që të dorëzojë ankesë në Gjykatën Administrative dhe e njëjta t’i shpallë zgjedhjet antiligjore dhe të pavlefshme.

Një vlerësim tjetër që mund të rrezikojë zgjedhjet është edhe vlerësimi eventual i Gjykatës Kushtetuese për mosbarazim të peshës së votës së çdo qytetari që është obligim kushtetues. Përveç këtyre, një rrezik tjetër që mban në pasiguri zgjedhjet edhe pse nuk ka të bëjë me kodin zgjedhor dhe procedurat zgjedhore është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike. Edhe pse shumë muaj më parë një qytetar ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar ligjshmërinë e PSP-së, Gjykata ende nuk ka shqyrtuar të njëjtën. Nga ana tjetër vetë kreu i LSDM-së Zoran Zaev kohë më parë deklaroi se në rast të marrjes së ndonjë vendimi nga Gjykata Kushtetuese në dëm të Prokurorisë Speciale Publike, atëherë në vend të zgjedhjeve në Maqedoni do të ketë protesta, duke thënë se do të nxjerrë në rrugë mbi 200 mijë qytetarë.

Edhe më herët përderisa Kuvendi ishte ende aktiv shumë ekspertë ngritën dyshime se mosndryshimi i kufijve të njësive zgjedhore mbahet si letër e fundit nga partitë politike për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në rast se nuk ju konvenon rrezultati zgjedhor dhe mbarëvajtja e tyre. Dyshimet i adresoheshine dhe pushtetit edhe opozitës.

Arben Zeqiri /SHENJA/

Shekulli Agency